Mbështetje mes femrash! Reagimi i Ariana Grande për Billie Eilish në Grammys ishte epik

Mediale Vip

Mbështetje mes femrash! Reagimi i Ariana Grande për Billie Eilish në Grammys ishte epik

Më: 28 janar 2020 Në ora: 19:55
Ariana Grande, Billie Eilish

Tre vite pasi Adele fitoi Grammy për albumin e vitit dhe deklaroi se fitorja i përkiste Beyoncé, Billie Eilish bëri të njëjtën gjë për Ariana Grande.

Këngëtarja “Bad Guy” fitoi  katër kategoritë më të mëdha në Grammy Aëards, përfshirë këtu Albumin e Vitit për daljen e saj në vitin 2019, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”Ajo triumfoi mbi kandidatët e tjerë Ariana Grande, Lil Nas X, H.E.R., Lana Del Rey, Vampire Weekend, Lizzo dhe Bon Iver për titullin. Dhe megjithëse tregoi mirënjohjen e saj për fitoren, 18-vjeçarja Eilish u shpreh se Grande meritonte të fitonte në vend të saj.

Gjatë fjalimit të Eilish kamera iu drejtua Grande-s, e cila u pa duke rrëmbyer komplimentet e Eilish dhe duke thërritur "Jo, jo, jo" nga vendi i saj, duke inkurajuar yllin e ri pop të përqafojë triumfin e saj.

Ajo dukej sikur thërriste "Merr momentin tënd, vajzë!" Dhe i fali këngëtares një puthje, duke treguar që ajo nuk ndihej aspak keq për humbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat