Sabri Fejzullahu uron qeverinë e re, ka disa fjalë për Albin Kurtin

Mediale Vip

Sabri Fejzullahu uron qeverinë e re, ka disa fjalë për Albin Kurtin

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 19:45
Sabri Fejzullahu

Kosova ka një kryeministër të ri, Albin Kurti me 66 vota pro është zgjedhur kryeministër i Kosovës.

Pas formimit të qeverisë ndër këngëtarët e parë që kanë reaguar është Sabri Fejzullahu, i cili i uron liderit të VV-së postin e ri, dhe i kërkon atij të punojë në mënyrë të denjë.

“Urime qeverisë të kryeministrit Kurti dhe koalicionit VV-LDK. Albin Kurti uroj ta shpiesh Kosovën dhe popullin e saj drejt demokracisë t’sinqertë, progresit ekonomik dhe një jete me dinjitet, që në shekullin 21 është e drejtë për të gjithë shqiptarët, e jo privilegj. Urime Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat