U ndalua mbrëmë nga policia pasi u kap me drogë? Nëna e Oriola Marashit zbulon të vërtetën

Mediale Vip

U ndalua mbrëmë nga policia pasi u kap me drogë? Nëna e Oriola Marashit zbulon të vërtetën

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 15:09
Oriola Marashi

Mbrëmjen e kaluar, qarkulloi lajmi se modelja e njohur Oriola Marashi është ndaluar nga policia.

Thuhej se ishte me një automjet tip "Audi" me miqtë e saj ku iu gjetën dy qese farmaceutike të dyshuara, si lëndë narkotike, me peshë 1.9 gramë.

Për këtë ka reaguar vetëm nëna e Oriolës, Xhoi Jakaj, e cila ka mohuar lajmet dhe thotë se vajza e saj nuk ka asnjë lidhje.

Në një deklaratë ajo tha:

“Është një trillim i shëmtuar. Nuk ka asgjë të vërtet. Oriola nuk është ndaluar as mbrëmë as kurrë nga policia. Ajo prej disa ditësh gjendet në Vjenë ku është e angazhuar me projekte të reja në fushën e modelingut.

Gjithçka është një shpifje për ta dëmtuar. Këto lajme kemi vendosur t’i ndjekim penalisht. Do të ketë një padi për cilindo që ka publikuar këtë lajm krejtësisht të pavërteta”, ka thënë Jakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat