U akuzua se kishte sulmuar të dashurin, moderatorja e njohur vetëvritet pasi mori prej tij një mesazh për Shën Valentin!

Mediale Vip

U akuzua se kishte sulmuar të dashurin, moderatorja e njohur vetëvritet pasi mori prej tij një mesazh për Shën Valentin!

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 07:17
Caroline Flack

Lajmi i vetëvrasjes së saj ka shokuar mbarë vendin: Caroline Flack u gjet e vdekur në moshën 40 vjeçare në apartamentin e saj në Londër, dhe të gjithë pyesin si mund të bënte një veprim kaq ekstrem një grua që dukej se i kishte të gjitha.

Flack njihej më parë nga show i famshëm televiziv Love Island në Angli; ajo praktikisht u bë ylli i tretë i këtij spektakli që vetëvritet.

Me pare, dy garues të tjerë , Mike Thalassitis dhe Sophie Gradon kanë varur veten.

Caroline ndoqi rrugën e moderimit, dhe dukej se kishte sukses. Lajmi i vdekjes së saj vjen vetëm disa javë përpara se të dilte në gjyq me akuzën se kishte sulmuar partnerin Lewis Burton, I cili në dhjetor e akuzoi se Caroline e kishte qëlluar me një abazur duke e gjakosur, por më vonë u tërhoq.

Një ditë më parë, ai postoi në Instagram një foto ku shfaqeshin të dy bashkë, shoqëruar me mbishkrimin: “Gëzuar Shën Valentinin. Të dua!“Disa orë më vonë, ajo vrau veten.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat