Motra e Kobe Bryant ‘gdhend’ në trup një kujtim të përjetshëm për vëllain

Mediale Vip

Motra e Kobe Bryant ‘gdhend’ në trup një kujtim të përjetshëm për vëllain

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:46
Sharia Washington, Kobe Bryant

Sharia Washington, njëra nga motrat e basketbollistit të ndjerë Kobe Bryant ka ‘gdhendur’ në trupin e saj një kujtim të përjetshëm në nder të vëllait dhe mbesës së saj Gianna, që humbën jetën 2 muaj më parë.

Një aksident me avion i mori jetën babë e bijë, duke shkaktuar një dhimbje të madhe te familja dhe duke shokuar publikun për këtë ikje tragjike të basketbollistit 41-vjeçar dhe të bijës 13 vjeçare.

Sharia tregoi në Instagram tatuazhin e ri për të nderuar kujtimin e vëllait të saj Kobe dhe mbesës Gianna. Një gjarpër ‘Mamba’ (si pseudonimi i Bryant) në formën e infinitit që mbështjellë dy numrat 2 dhe 24, përkatësisht numrat e fanellave që vishnin në fushë Kobe dhe Gianna.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat