Është një nga shqiptarët e rrallë që ka krijuar miqësi me dy femra aq të njohura sa Pamela Anderson dhe Christina Millian.
Ndërkohë që një pjesë e mirë e publikut e ka pyetur shpesh si ia bën të afrohet pranë dy yjeve më të mëdha të botës, Fatmir Hysenbelliu, vendos të zbulojë sekretin e tij eksluzivisht për emisionin “Glamour Zone”.
Ester Bylyku: Është e ditur botërisht, që je shumë mik me Pamela Anderson dhe Christina Millian. Cili është sekreti yt që krijon miqësi me këto femra? Çfarë bën? Sepse të paktën nëpërmjet mediave dhe ekranit, njihen si femra shumë të vështira.
Fatmir Hysenbelliu: Nuk janë njerëz të vështirë, thjesht energjia që u jep njerëzve, muhabetet që bëhen, është ajo që të afron me njerëzit. Kimia dhe shoqëria e përbashkët. Flasim për jashtë shtetit, një person nuk rri me ty sepse ti ke lekë, pamje ose famë. Thjesht, nëse ndihen mirë në shoqërinë tënde, shoqëria vazhdon më gjatë.