Përse u përlot nga fjalimi i Alketa Vejsiut në Sanremo? Rrëfehet kantautori shqiptar

Mediale Vip

Përse u përlot nga fjalimi i Alketa Vejsiut në Sanremo? Rrëfehet kantautori shqiptar

Më: 7 mars 2020 Në ora: 07:29
Alketa Vejsiu

Kantautori Sherif Merdani ka folur për monologun e Alketa Vejsiut në Sanremo, për të cilin tha se u përlot.

Në fjalën e saj, Alketa tha se në brezin e Merdanit, cdo person që dëgjonte këngë të huaja, do të dënohej dhe përndiqej. Sherif Merdani e cilësoi moderatoren si "uragan" në Sanremo.

"Shumë prekës! Ajo shprehu, tregoi ato që Sherif Merdani, brezi im nuk pati rastin t’i rrëfente. Jam emocionuar, ndier krenar, e jam përlotur, ishte një ndjesi e madhe që më dha. Foli për miqësinë, lidhjen tonë me muzikën artin, kulturën, letërsinë italiane, ato që edhe na formuan. Një përfaqësim më shumë se dinjitoz, një “uragan”, e tillë ka qenë Alketa atë mbrëmje, një gjetje ideale e medias italiane. Aq sa edhe Bruno Vespa e ftoi në “Porta a Porta”, emision i njohur i ‘Rai’-t për rëndësinë që ka", tha kantautori për ‘Panorama’.

Sa i përket prezantimit të saj, Merdani tha: "Sa e sigurt dhe krenare u shfaq në atë atmosferë që ekziston vetëm në Ariston, të cilën e njoh mirë. Ajo skenë i ka tronditur, dridhur këmbët e kanë dështuar mjaft prej atyre që janë ngjitur në të. Deri edhe Mina, në edicionin e vitit 1961, e konsideruar favorite, në ditën e dytë, ishin emocionet e mëdha që i ndalën edhe zërin. Ajo shpërtheu në lot, u largua nga skena pa e përfunduar këngën dhe nga ai moment nuk u kthye kurrë më në Sanremo."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat