“Lufta” Loreadana-Mozzik dhe historia e dashurisë me Zunën! Reperja i thotë të gjitha në këngën e re

Mediale Vip

“Lufta” Loreadana-Mozzik dhe historia e dashurisë me Zunën! Reperja i thotë të gjitha në këngën e re

Më: 7 mars 2020 Në ora: 07:33
Loreadana

Loredana ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar "Angst", të cilin ia dedikon të gjitha lajmeve që janë shkruar së fundmi për të.

Ajo bëri të qartë se reperin Zuna, për të cilin u përfol se është në lidhje pas ndarjes nga Mozzik, e ka thjesht mik.

"Ju mund të vazhdoni të flisni, por nuk kam asgjë me reperin në videon time", thotë Lori në tekst, gjë të cilën e konfirmon edhe Zuna me anë të një postimi në Instagram ku e mbështet për projektin e ri.

Nuk munguan disa fjalë për deklaratat e fundit me Mozzik ku i thotë Loredanës se përdor vajzën për të nxjerrë veten mirë.

"Sa për Mozzik, ti je babai i vajzës time. Kështu që lëri komentet e tua, lirohu. Nuk do e fusja kurrë babain e vajzës time në pisllëk sepse ekziston diçka që quhet edukim dhe respekt", thotë reperja.

Të gjitha këto fjalë u nxitën nga reagimet e mediave gjermane, për të cilat Loredana i thotë se i kanë përdorur imazhin për cdo titull të mundshëm.

"Për të gjithë përdoruesit e Youtube dhe gazetat: Pa mua, nuk do të kishit bërë aq para sa bëtë vitin e kaluar", vijon Lori.

Kështu i vuri vulën kësaj historie duke sqaruar njëherë e mirë se me Zunën nuk ka asgjë më shumë se miqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat