Tayna i kthehet keq fanses që ia përmendi rrëzimin në skenë

Mediale Vip

Tayna i kthehet keq fanses që ia përmendi rrëzimin në skenë

Më: 10 mars 2020 Në ora: 23:09
Tayna

Reperja e njohur e estradës, Tayna, ditë më parë pësoi një rrëzim të papritur teksa po performonte në një koncert në Gjermani.

Videot e publikuara në rrjetet sociale treguan qartë momentin kur 23-vjeçarja humbi ekuilibrin, teksa po mundohej ta bënte me elektrizuese paraqitjen e saj.

E duket se një rrëzim i tillë ka ndikuar edhe te fansat, një prej të cilëve ia ka përmendur reperes në një prej fotografive të fundit që ajo publikoi në rrjetin social Instagram.

“A nuk po tutesh që rrëzohesh prapë a?”, ishte pyetja e drejtuar nga një fanse në hapësirën për komente.

E një provokimi të tillë, Tayna duket se ka vendosur t’i përgjigjet, duke arsyetuar se ndodhi të tilla janë normale për dikë të kalibrit të saj që fiton po aq sa ajo.

“Po thua që me i marr aq sa i marr unë, ti nuk do rrëzoheshe a?”, ka qenë kundërpërgjigja e reperes, shoqëruar me një emoji ngacmues.

Tayna përndryshe po vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte si brenda ashtu edhe jashtë vendit, teksa po punon edhe në këngën e saj të re, që do ta sjellë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat