Jennifer Lopez lanson koleksionin e ri të këpucëve

Mediale Vip

Jennifer Lopez lanson koleksionin e ri të këpucëve

Më: 17 mars 2020 Në ora: 10:39
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez edhe pse e mbyllur në shtëpi, është lidhur me ndjekësit e saj përmes Instagramit për të prezantuar koleksionin e ri të këpucëve.

Jennifer Lopez është duke shënuar suksese në sfera të ndryshme të artit, diva latine të hënë ka prezantuar koleksionin e ri të këpuce ‘DSË’.

50-vjeçarja ndau disa fotografi në Instagram duke modeluar vetë këpucët e saj të reja glamuroze, të cilat tani janë në shitje nëpër dyqane dhe mund të porositen edhe në internet.

‘Këtu është diçka e lehtë për të ndriçuar ditën tuaj … Jam shumë krenare për koleksionin tim të ri të këpucëve, të disponueshme tani në @DSË!’ shkruan J.Lo në Instagram. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat