Doli pozitiv me koronavirus, këngëtari nga Kosova ditë më parë ironizoi me pandeminë

Mediale Vip

Doli pozitiv me koronavirus, këngëtari nga Kosova ditë më parë ironizoi me pandeminë

Më: 18 mars 2020 Në ora: 10:04
Muhamet Sejdiu

Mbrëmë u konfirmua se këngëtari Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij janë infektuar me koronavirus.

Këngëtari Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij janë personat e fundit që u konfirmuan me koronavirus.

Por, javë më parë ky artist nuk e kishte marrë seriozisht këtë pandemi, madje kishte ironizuar përmes një postimi.

Image

“Vjen edhe një tërheqje: Coronavirusi nuk e njeh Kosovën”, kishte shkruar Sejdiu në Facebook.

Muhamet Sejdiu më 13 mars kishte kënduar edhe në një aheng në Gjilan, ku kishte një numër të madh të të pranishmëve.

Për ndryshe, qytetarët po vazhdojnë të respektojnë këshillat e dhëna nga organet përgjegjëse, për të qëndruar të mbyllur, për t’i evituar mundësitë e infektimit me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat