Flet këngëtari që u prek nga koronavirusi, tregon si e ka gjendjen shëndetësore

Mediale Vip

Flet këngëtari që u prek nga koronavirusi, tregon si e ka gjendjen shëndetësore

Më: 19 mars 2020 Në ora: 12:35
Muhamet Sejdiu

20 është numri i deritanishëm i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë.

U raportua ditë më parë se ndër të infektuarit me koronavirus është edhe këngëtari i njohur, Muhamet Sejdiu.

Lidhur me gjithë këtë, Muhameti ka folur sot se si po ndjehet pasi u prek nga ky virus.

Ai tha se sot është më mirë, falë stafit të mjekëve në Klinikën Infektive në QKUK.

“Mirë mirë, sot më mirë duke iu falënderu stafit të mrekullueshëm heronjve në Spitalin e Prishtinës këtu në repartin e Infektives”, tha Muhameti në një linjë direkte në Radio.

AI shtoi poashtu se se kjo është sprovë që mundet t’i ndodhë çdokujt.

“Më ka ndodhë mua bashkë me shoqen tem po. Isha jashtë, në Gjermani, në Turqi, si unë më çdo javë. Çdo vikend në udhëtime. Jam kthy me datën 9 dhe kam pas probleme si grim njëherë, po se kam marr me mend se e kam këtë grip. Pastaj e kam kontaktu Dr.Salihin m’tha eja menjëherë bëjë analizën dhe më dul pozitiv”, tha Muhameti.

Ai pati një lutje për gjithë popullin që mos të bëjnë panik.

Ndryshe duhet përkujtuar që me të shfaqur koronavirusi në Kosovë, Qeveria ndërmori masa shtesë në mënyrë që të parandalohet.

Qytetarët këshillohen të qëndrojnë më të mbyllur nëpër shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me njëri-tjetrin, të mos frekuentojë vende ku mund të preken nga virusi dhe të mos bëjnë panik, por të kujdesen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat