Kilogramët, nepset dhe emri i bebit; Klea Huta flet për herë të parë për shtatzëninë

Mediale Vip

Kilogramët, nepset dhe emri i bebit; Klea Huta flet për herë të parë për shtatzëninë

Më: 19 mars 2020 Në ora: 13:34
Klea Huta

Klea Huta është duke shijuar muajt e saj të pritjes së ëmbël dhe ka zgjedhur që për herë të parë të flasë hapur me publikun dhe të shuajë kureshtjen e tyre lidhur me shtatzëninë e saj.

Ajo i ka dhënë mundësinë ndjekësve të shumtë ta pyesin përmes “Answer Me” dhe një pjesë të pyetjeve i ka zgjedhur për t’ju përgjigjur nga shtëpia e saj kur po qëndron e izoluar.

Prezantuesja brune zbuloi se deri më tani ka shtuar 8 kilogramë në peshën e saj trupore dhe se ka shumë neps për ëmbëlsira.

Klea dhe partneri i saj Elgit Doda mesa duket kanë menduar edhe për emrin e bebit që pritet të vijë në jetë në fillim të verës sepse siç zbuloi ajo në Instagram ata e kanë zgjedhur emrin por sigurisht nuk do ta zbulojnë ende, deri në momentin që bebi të vijë në jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat