Vdes nga koronavirusi ylli i muzikës xhaz - Bota Sot
Vdes nga koronavirusi ylli i muzikës xhaz

Mediale Vip

Vdes nga koronavirusi ylli i muzikës xhaz

Më: 24 mars 2020 Në ora: 12:06
Saksofonisti Manu Dibango

Një nga muzikantët më të famshëm të Afrikës, saksofonisti Manu Dibango, ka vdekur pasi u infektua me Covid-19.

Ylli kamerunian i xhazit, i cili ishte 86 vjeç, u dërgua në një spital francez javën e kaluar, sipas mediave franceze.

“Të dashur të afërm, miq të dashur, fansa të dashur, një zë ngrihet në distancë … Me trishtim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e Manu Dibango, ‘Papy Groove”, thuhet në një deklaratë në faqen e tij në Facebook.

Karriera e saksofonistit filloi në vitet ’50 dhe ai u bë një muzikant me famë duke jetuar dhe duke performuar rregullisht në Francë, Belgjikë, Xhamajka, Republikën Demokratike të Kongos, Bregun e Fildishtë dhe në Kamerun, raporton BBC.

Muzika e tij shërbeu si frymëzim për yjet e muzikës pop, nga Michael Jackson deri te Rihanna.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat