Lady Gaga për 7 ditë mbledh shumën e majme për të luftuar Covid-19, ka dhe një suprizë

Mediale Vip

Lady Gaga për 7 ditë mbledh shumën e majme për të luftuar Covid-19, ka dhe një suprizë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 12:51
Lady Gaga

Lady Gaga ka ndihmuar në mbledhjen e 35 milion dollarë vetëm në 7 ditë për Solidarity Response Fund të Organizatës Botërore të Shëndetit duke u bërë apel drejtuesve të korporatave dhe filantropëve.

Paratë do shkojnë për furnizimet globale të PPE, testet e koronavirusit si edhe për përmirësimin e kapaciteteve për të përpunuar testet,”- tha këngëtarja.

“Kemi thënë vazhdimisht se jemi bashkë në këtë dhe mund te kemi sukses vetëm nëse bëhemi bashkë,”- tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë konferencës me këngëtaren.

“Ne kemi nevojë që e gjithë shoqëria të luajë rolin e vet. Përfshirë edhe njerëzit në industrinë e argëtimit.”

Gjithashtu Lady Gaga në bashkëpunim me OBSH dhe festivalin muzikon Global Citizen do drejtojë një festival që do transmetohet online të quajtur “One World Together at Home.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat