Detaje nga projektet e reja të Rina Balajt

Mediale Vip

Detaje nga projektet e reja të Rina Balajt

Më: 17 prill 2020 Në ora: 07:57
Rina Balaj

Rina Balaj gjatë kësaj kohe pandemie po qëndron e izoluar në shtëpi bashkë me të dashurin, Sin Boy.

Por, edhe në këtë periudhë, artistja nuk i ka harruar fansat e saj, andaj së shpejti sjell dy projekte të reja muzikore.

Dy vite më parë, Rina solli duetin “Gigi” me Sin Boy, nga e cila kohë edhe filloi lidhja mes dy artistëve.

Së fundi, reperja njoftoi se së shpejti do ta sjell “Gigi 2”, por ky nuk është projekti i vetëm i saj.

Rina ka finalizuar edhe videoklipin e këngës “Sari”, të cilën po ashtu e ka në duet me Sin Boy dhe do ta publikojë së shpejti.

“GG2 vjen shumë shpejt. Po ashtu, videoklipi i “Sari” pothuajse është publikuar”, janë fjalët e Rinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat