Dasmë në kohë koronavirusi/ Çifti nga Shkodra martohet para kishës së mbyllur

Mediale Vip

Dasmë në kohë koronavirusi/ Çifti nga Shkodra martohet para kishës së mbyllur

Më: 20 prill 2020 Në ora: 06:15
Pamje nga dasma

Ndërkohë që shumica e dasmave po shtyhen për në verë dhe vjeshtë, një çift nga Shkodra nuk ka preferuar ta ndryshojë datën dhe është kurorëzuar pavarësisht pandemisë. Të përshtatur me situatën e vështirë të shkaktuar nga virusi, të rinjtë kanë realizuar ceremoninë e shkëmbimit të unazave dhe betimeve para kishës së mbyllur, me një numër shumë të vogël të ftuarish.

Të pranishëm ishin vetëm familjarë të ngushtë dhe kameramani. Duket se e diela e Pashkës ka qenë data që çifti ka përcaktuar për ditën e madhe dhe asgjë s’mund t’ua prishte planet. Më poshtë gjeni edhe videon e dasmës, të siguruar nga ABC News.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat