Ellie Goulding befason çiftin britanik me performancë virtuale për dasmën e tyre

Mediale Vip

Ellie Goulding befason çiftin britanik me performancë virtuale për dasmën e tyre

Më: 21 prill 2020 Në ora: 15:01
Pamje nga video

Shumë dasma të planifikuara për muajt mars, prill dhe maj janë shtyrë për shkak të pandemisë.

Por kjo nuk e pengoi çiftin Hayley Pitman dhe Harvey Skelton nga Britania.

Ata vendosën të martoheshin në Gloucestershire, Angli, fundjavën e kaluar por ceremonia u shty.

Në vend të kësaj, Hayley, një infermiere e NHS dhe Harvey, një trajner i rugby-t, u kurorëzuan në internet, në prani të familjes dhe miqve përmes video-lidhjes.

Këtu u bashkua edhe një mysafire e befasishme.

Ylli i pop-it, Ellie Goulding, u shfaq në lidhje dhe performoi këngën hit të saj të “Love Me Like You Do”, ndërsa çifti vallëzuan për herë të parë si bashkëshortë në dhomën e tyre të ndenjes.

“Paraqitja nga një prej këngëtarëve tanë të preferuar ishte thjesht qershia mbi torte, nuk mund ta besoja,” tha Hayley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat