Në këto ditë karantine, Zaimina Vasjari, ka qenë mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ka zbuluar se si po e kalon kohën në shtëpi.
Duke qenë se ajo jeton në shtëpi private me pishinë, Zaimina ka ku të marrë rreze dielli në këto ditë të bukura pranvere.
Së fundmi, këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet me bikini të kuqe në kopshtin e vilës së saj.
“Nëse ti e sheh, të bën të mbyllësh sytë. Kush është?”, shkruan ajo krahas pozës seksi që ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente.
Ndërkohë përgjigjen e ka dhënë vetë ajo në një tjetër postim në “Instastory”, ku shkruan se është “dielli”.