Lindon Berisha paralajmëron projekte të reja pas pandemisë

Mediale Vip

Lindon Berisha paralajmëron projekte të reja pas pandemisë

Më: 5 maj 2020 Në ora: 11:05
Lindon Berisha

Këngëtari i njohur shqiptar, Lindon Berisha, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, teksa së fundmi ka ndarë një lajm të mirë për admiruesit e muzikës së tij.

Artisti nga Maqedonia tregon se ka përgatitur një sërë projektesh dhe se së shpejti pritet të prezantohen para publikut.

“Tu i ra në fije sa këngë mu kanë bërë me i publiku mas pandemisë, këngët e reja rrugës”, ka shkruar ndër tjerash ai.

Ndërkohë reagimet e ndjekësve të tij nuk munguan në hapësirën për komente, të cilët duket se mezi po presin për projektin e radhës të Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat