Vanessa Bryant ndan mesazhin prekës që Kobe i kishte bërë në librin e tij

Mediale Vip

Vanessa Bryant ndan mesazhin prekës që Kobe i kishte bërë në librin e tij

Më: 17 maj 2020 Në ora: 23:48
Vanessa dhe Kobe Bryant

Vanessa Bryant ka emocionuar të gjithë me postimin e bërë.

Vanessa Bryant ka ndarë tre foto të përzemërta në Instagram, një ditë pasi u publikua raporti i autopsisë së Kobet dhe vajzës Gigi, të cilët humbën jetën muaj më parë pas rrëzimit të helikopterit. Një fotografi tregonte vajzën e saj 10 muajshe Capri, më e vogla nga fëmijët e saj me të ndjerin Kobe Bryant.

Legjenda e basketbollit humbi jetën në një aksident me helikopter në muajin janar së bashku me vajzën e tyre 13-vjeçare Gianna.

Vanessa gjithashtu ndau dedikimin e Kobe që i kishte bërë asaj në librin e tij në vitin 2019, ‘Epoca the Tree of Ecrof: Island of the Gods’.

Libri fillonte me shkrimin “Për Vanessën, Faleminderit që ishe realisti i ëndrrave të mia”.

Ndërsa në postimin e bërë Vanessa la këtë mbishkrim “Gjithmonë duke mësuar nga më i miri”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat