Thuhet se Megan Fox tradhëtoi: Ja ç’mendon Brian rreth këtyre thashethemeve! - Bota Sot
Thuhet se Megan Fox tradhëtoi: Ja ç’mendon Brian rreth këtyre thashethemeve!

Mediale Vip

Thuhet se Megan Fox tradhëtoi: Ja ç’mendon Brian rreth këtyre thashethemeve!

Më: 22 maj 2020 Në ora: 13:58
Megan Fox, Machine Gun Kelly, Brian Austin Green

‘Nuk dua të më quajnë si viktimë sepse nuk jam i tillë’; kështu është shprehur ish-bashkëshorti i Megan Fox për thashethemet e fundit se modelja e ka tradhëtuar.

Fotot e shfaqur së fundmi ku duket Fox me reperin Machine Gun Kelly u bënë shkak që të aludohej se shkaku i divorcit mes Megan Fox dhe Brian Austin Green ka qenë tradhëtia e modeles.

Por, Austin e ka përjashtuar këtë mundësi dhe është i bindur se mes Fox dhe muzikantit ka vetëm miqësi dhe asgjë më shumë.

“Unë s’e kam takuar kurrë, por Megan më ka folur për të dhe mendoj se janë shokë të mirë. Nga ç’më ka treguar ajo, ai është djalë i mirë, i çiltër. Unë besoj tek gjykimi i saj sepse përherë ka qenë e saktë. Nuk dua që njerëzit të mendojnë se unë isha një viktimë në gjithë këtë, sepse s’isha.”; është shprehur 46 vjeçari.

Dyshja i dhanë fund martesës 10 vjeçare pak ditë më parë dhe divorcing e ka kërkuar modelja, pasi së fundmi ajo nuk e ka gjetur më veten në atë marrëdhënie. Megan dhe Brian janë pridnër të 3 fëmijëve!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat