Justin dhe Hailey hedhin në gjyq kirurgun plastik që foli rreth ‘ndërhyrjeve kozmetike të modeles’ - Bota Sot
Justin dhe Hailey hedhin në gjyq kirurgun plastik që foli rreth ‘ndërhyrjeve kozmetike të modeles’

Mediale Vip

Justin dhe Hailey hedhin në gjyq kirurgun plastik që foli rreth ‘ndërhyrjeve kozmetike të modeles’

Më: 28 maj 2020 Në ora: 22:20
Ilustrim

Justin dhe Hailey Bieber do të ndërmarrin masa ligjore ndaj një kirurgu plastik nga Beverly Hills, për shkak të disa gjërave që tha në lidhje me Hailey-n në një video në Tik Tok.

Më qartësisht, në videon e Dr. Daniel Barrett, në rrjetin e famshëm social Tik Tok, thuhet se Hailey u është nënshtruar operacioneve plastike dhe si “provë” për këtë, ai përdor dy foto të modeles, një aktuale dhe një të para disa viteve.

“Shikoni me vëmendje hundën. Çfarë mendoni? Po ju tregoj çfarë mendoj unë. Mendoj se është fizikisht e pamundur të shkosh nga kjo foto te tjetra, pa marrë pak ndihmë nga dikush si unë”, -thotë kirurgu gjatë videos.

Përveç rinoplastikës, ai thotë se Hailey i është nënshtruar edhe procedurës për tendosjen e lëkurës, konturimit të nofullës, genioplastikës (ndërhyrje kozmetike në mjekër) dhe ka bërë fillera në mollëza dhe buzë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat