Stresi poston foto të një buqete kanabis, pyet fansat se kujt do t’ia bënin dhuratë - Bota Sot
Stresi poston foto të një buqete kanabis, pyet fansat se kujt do t’ia bënin dhuratë

Mediale Vip

Stresi poston foto të një buqete kanabis, pyet fansat se kujt do t’ia bënin dhuratë

Më: 29 maj 2020 Në ora: 16:10
Stresi

Stresi publikoi sërish narkotikë në rrjete sociale.

Stresi është goxha aktiv në rrjete sociale, në të cilat i mban të informuar ndjekësit për të rejat rreth tij.

Nuk janë të pakta rastet kur ai poston edhe lidhur me politikën, duke treguar haptas preferencat e tij në këtë fushë.

Së fundi, ai publikoi një fotografi në Instagram, në të cilën shfaq një buqetë me kanabis, ndërsa kishte edhe një pyetje për fansat.

“Kujt do ja kishe bo dhurat kto lule!!”, ka shkruar ai, duke kërkuar që ndjekësit t’i etiketojnë miqtë e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi publikon imazhe të tilla në rrjete sociale, ngase kohë pas kohe shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat