Rita Ora tregon se si po e kalon kohën gjatë vetëizolimit

Mediale Vip

Rita Ora tregon se si po e kalon kohën gjatë vetëizolimit

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 23:46
Rita Ora

Rita Ora ka treguar se me çfarë po merret gjatë periudhës që po qëndron e izoluar.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka zgjedhur një fermë pranë qytetit të Londrës për tu izoluar shkak i pandemisë, shkruajnë mediat e huaja.

Atë po e shoqëron motra e saj Elena dhe disa miq të tjerë. Kohën gjatë vetizolimit, Rita po e kalon duke u angazhuar në forma të ndryshme.

Gjatë një interviste për Vogue këngëtarja ka treguar 6 mënyrat se si po e kalon këtë periudhë

Unë kam kaluar kohë në studion time

Po eksploroj mikologjinë

Kam lexuar shumë

Po eksperimentoj me grim

Po kaloj kohë në fshat

Po fle shumë gjumë

Kujtojmë se këngëtarja ka qenë aktive edhe në rrjete sociale aty ku me ndjekësit ka ndarë imazhe të ndryshme nga ferma. Nuk kanë munguar as pozat ku ajo tregon format trupore.

Image
Rita Ora
Image
Rita Ora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat