Gazeta zvicerane flet për suksesin e shqiptares Drita Karrica - Bota Sot
Gazeta zvicerane flet për suksesin e shqiptares Drita Karrica

Mediale Vip

Gazeta zvicerane flet për suksesin e shqiptares Drita Karrica

Nga: Maksim Gjokaj Më: 27 qershor 2020 Në ora: 12:26
Drita Karrica

Ajo është një Frizere dhe Make Up artiste shqiptare me origjinë nga Prizreni, por megjithëse ka qenë dora e bukurisë e shumë emrave të njohur të personazheve VIP në Zvicër duke punuar në firmat më të njohura ajo kurrë nuk e ka reklamuar veten.

Po flasim për Drita Karrica, shqiptaren e cila ka konkuruar dhe përballur me super sukses të gjitha sfidat e kompanive më të mëdha të frizerëve dhe Make Up staling.

Vetëm pak ditë më parë gazeta javore e njohur e Zvicrës në kantonin ku ajo del ka publikuar Dritën dhe sallonin e saj "Salon Beautè Drita Karica" në Basel dhe tregon për punën dhe suksesin e shqiptares.

Krenarë të gjithë kur dëgjojmë për suksesin e saj, ndërsa nga mbiemri kuptojmë dhe sigurohemi se është motra e një tjetër personazhi të famshëm në Zvicër, Ludovik Karrica./B.S

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat