Rita Ora kujton me nostalgji performancën në “Glastonbury Festival” - Bota Sot
Rita Ora kujton me nostalgji performancën në “Glastonbury Festival”

Mediale Vip

Rita Ora kujton me nostalgji performancën në “Glastonbury Festival”

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 14:46
Rita Ora

Rita Ora pret me padurim që vitin tjetër të marrë pjesë sërish në “Glastonbury Festival”.

Meqenëse në këtë vit nuk mund të këndojë për shkak të pandemisë, këngëtarja ka ndarë një pjesë nga paraqitja në vitin e kaluar.

Ajo publikoi videon ku këndon ‘live’ këngën “Hot Right Now”, para një numri të madh të të pranishmëve.

“Hot Right Now- live në Glastonbury. Gëzuar të 50-tat “Glastofest!!! Kaq shumë kujtime të mahnitshme ndër vite, ju kurrë nuk dështoni të sillni kaq shumë energji dhe unitet pozitiv për këtë vend dhe njerëzit e tij!! Shihemi përsëri vitin tjetër!!!”, shkruan ndër të tjera këngëtarja.

Rita është duke punuar intenzivisht për albumin e saj të tretë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat