Yll Limani paralajmëron projektin e ri “Buzt e Kuqe”

Mediale Vip

Yll Limani paralajmëron projektin e ri “Buzt e Kuqe”

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 23:50
Yll Limani

Këngëtari i njohur, Yll Limani, është prej më të kërkuarve ndonjëherë, e krejt kjo për shkak të stilit të veçantë.

Ai është aktiv në rrjete sociale, ndërsa mban të azhurnuar fansat e tij për më të rejat nga jeta e tij private e personale.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Ylli ka bërë të ditur se është në përgatitje të projektit të ri.

“Buzt e Kuqe” titullohet kënga, të cilës i ka publikuar kopertinën kryesore, ku shiheshin buzët e kuqe me emrin dhe titullin e projektit në të.

Kjo vjen, pas suksesit të tij me këngën “I Kom Kall”, që erdhi disa javë më parë.

Menjëherë pas publikimit, këngëtari mori komente pozitive, duke grumbulluar kështu mbi katër milionë klikime në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat