Preu këmbën si pasojë e gjendjes së rrallë, ish-misi hedh pas krahëve vështirësitë dhe shihet duke vallëzuar

Mediale Vip

Preu këmbën si pasojë e gjendjes së rrallë, ish-misi hedh pas krahëve vështirësitë dhe shihet duke vallëzuar

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:49
Ish-mis Kolumbia, Daniella Vlavarez

Ish-mis Kolumbia, e cila humbi këmbën e saj të majtë si pasojë e një gjendje të rrallë, duket se ka lënë pas krahëve vështirësitë e sëmundjes dhe është parë duke kërcyer së bashku me të vëllanë.

Daniella Vlavarez ndau një video në rrjete sociale duke vallëzuar me të vëllanë Ricky Alvarez. Video është parë mbi 2.6 milionë herë dhe në drejtim të saj kanë vërshuar një mori komentesh pozitive.

Sakaq, Daniella në vitin 2012 iu nënshtrua një operacioni, pasi u diagnostikua me “Iskemi”, një gjendje e cila pakësonte rrjedhën e furnizimit të gjakut në organe dhe gjymtyrë të trupit.

Në rastin e 32-vjeçares, sëmundja preku këmbën e saj të majtë. Për të mbajtur në jetë ish-misin, mjekët asokohe u detyruan të prisnin këmbën e saj. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat