Instagrami i fshin postimin ku tregon se është me origjinë nga Palestina. Reagon ashpër Bella Hadid

Mediale Vip

Instagrami i fshin postimin ku tregon se është me origjinë nga Palestina. Reagon ashpër Bella Hadid

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 20:32
Bella Hadid

Për të gjithë ju që nuk e dini, modelja e njohur Bella Hadid është me origjinë nga Palestina. Babai i saj ka linduar atje dhe këtë ajo e ka treguar përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka ndarë një fotografi të pasaportës së babait të saj dhe që është me origjinë palestineze, e shprehet se është krenare për këtë fakt.

Modelja 23-vjeçare shkruan: “Jam krenare që jam palestineze” dhe më tej vijon me një thirrje. “Çdokush duhet të postojë vendlindjen e mamasë ose babait. Kujtojani atyre sesa krenarë ju jeni për vendin ku kanë lindur”.

Por diçka ka ndodhur me foton që ajo e ka postuar më parë se të bënte statusin e lartpërmendur.

Sapo kishte postuar foton e pasaportës së babait, Instagrami ai ka fshirë me argumentin se është kundër rregullave të platformës. Bella, për këtë ka reaguar ashpër.

“Instagram, cila pjesë e fotos ku tregohet se babai im është nga Palestina po bullizon, ngacmon seksualisht apo ka nuditet? Nuk është e lejuar të jemi palesinezë në Instagram? Kjo, për mua, është bullizëm. Nuk mund të fshini historinë duke fshehur njerëzit. Nuk bëhet kështu”, shkruan ajo.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat