Gruaja e John Travolta humb luftën me kancerin, ndërron jetë në moshën 57 vjeçare

Mediale Vip

Gruaja e John Travolta humb luftën me kancerin, ndërron jetë në moshën 57 vjeçare

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 08:18
Kelly Preston

Aktorja e njohur dhe gruaja e John Travolta, Kelly Preston, ka ndërruar jetë.

Në moshën 57 vjeçare, pas një lufte me kancerin, gruaja e John Travolta, Kelly, është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vet Travolta, i cili përmes ‘Instagram’ ka shkruar: “Ajo luftoi guximshëm, me dashurinë dhe mbështetjen e shumë njerëzve”.

Kelly Preston njihet për rolet e saj në ‘Twins’ dhe ‘Jerry Maguire’.

Vdekja e saj (e diel 12 korrik) vjen pas dy viteve luftë me kancerin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat