Madonna mbetet ende në paterica pas lëndimit të gjurit

Mediale Vip

Madonna mbetet ende në paterica pas lëndimit të gjurit

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 09:36
Madonna

Madonna thotë se ende ështv në paterica pas lëndimit të gjurit në turneun që e mbajti në Paris gjatë shkurtit, por shpreson të vallëzojë së shpejti.

Madonna është ende në gjendje të keqe pasi pësoi një dëmtim të gjurit në turneun që e mbajti në shkurt, para se virusi COVID-19 të fillonte të përhapej, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 61-vjeçare pësoi një dëmtim të gjurit gjatë një koncerti të saj në Madame X në Le Grand Rex në Paris në fund të shkurtit, duke e detyruar atë të anulojë disa shfaqje.

Ikona pop-it në Instagram të martën, zbuloi se është në paterica tash e pesë muaj, megjithëse shpresn të vallëzojë përsëri së shpejti.

Këngëtarja postoi një video të marrë në llogarinë e fansave në Instagram @MadonnaGram, e cila paraqet pamje nga videoklipi i saj më 2005.

Artistja ripostoi videon, duke thënë me shpresë “më jep shpresë se jovetëm që do eci së shpejti një ditë pa paterica, por edhe të vallëzoj përsëri”.

Ajo shtoi, ‘Më mungon të qenit Mbretëreshë e vallëzimit !! Duke pasur kohën e jetës sime !!”.

Këngëtarja ishte në mes të skenës në Le Grand Rex në Paris, kur ajo ra nga një karrige dhe pësoi një dëmtim të gjurit, të cilin ajo e kishte lënduar  edhe më parë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat