Si u tradhëtua Jennifer Aniston nga nëna e saj, para martesës së saj me Brad Pitt

Mediale Vip

Si u tradhëtua Jennifer Aniston nga nëna e saj, para martesës së saj me Brad Pitt

Nga: B.F Më: 29 korrik 2020 Në ora: 12:57
Jennifer Aniston dhe Brad Pitt

Jennifer Aniston u la e zemëruar para dasmës së saj me Brad Pitt pasi mamaja e saj Nancy e tradhtoi duke shkruar një libër tregues. 

Aktorja ishte në kulmin e famës së saj tek “Friends” në vitin 1999 kur ish-aktorja Nancy publikoi një kujtim të quajtur Nga Nëna dhe Vajza tek Shokët. 

Libri zbuloi sekretet e fëmijërisë së Jennifer, si dhe detajet e rrëmujshme të divorcit të Nancy nga babai i yllit, John.  Jennifer ishte aq e shqetësuar nga libri, saqë dyshja ishin larguar për nëntë vite nga njëra tjetra.

Kjo do të thoshte që Nancy nuk ishte e ftuar në dasmën e madhe të showbizit të Xhenit kur bëri kurorëzimin e lidhjes së saj  me superyllin e Hollivudit Brad Pit vitin e ardhshëm.  Duke folur për librin, Jennifer pranoi që mamaja e saj nuk e kuptoi që ajo kishte bërë gabim.

Ajo tha: "Unë nuk mendoj se nëna ime ka kuptuar se si do të më bëjë të ndjehem dhe ti transmetoj të gjitha ato gjëra. Por atëherë, sigurisht, kur i thashë asaj, ajo nuk e mori seriozisht atë, ose asaj thjeshtë nuk i interesoi se si ndihesha."  Duke folur në vitin 2003, Xheni pranoi se ajo ende nuk ishte duke folur me nënën e saj dhe ajo do t'i nënshtrohej viteve të terapisë për ta ndihmuar atë të merrej me problemet e familjes. 

Ajo shtoi: "Unë nuk kam nevojë për një falje, sepse unë tashmë e di të vërtetën, dhe nëse i afrohem asaj me një pritje të një ndjese kjo thjeshtë mund të më çojë në zhgënjim. Unë vetëm në një moment do të më duhet ta lëshoj veten dhe të vendosë ta falë atë, gjë që nuk mund ta bëj akoma.

Jennifer ishte akoma e larguar nga Nancy kur martesa e saj me Brad Pitt u prish në vitin 2005, ku ai u fotografua duke u flirtuar në një plazh me Angelina Jolie disa javë pasi mohoi mashtrimin për gruan e tij.

Jennifer e kaloi të gjithë dramën pa mbështetjen e nënës së saj, dhe nuk kaluan shumë vite më vonë, ato përfundimisht i dhanë fund grindjes së tyre. Aktorja besohet se e ka vizituar mamanë e saj vetëm disa javë para vdekjes së saj në vitin 2016.

Thuhej se Nancy ishte sëmurë për një kohë të gjatë dhe pësoi një seri goditjesh, por Xheni arriti ta shihte vetëm një herë të fundit para se të vdiste.

Në një deklaratë të lëshuar pas vdekjes së saj, Jennifer tha: "Është trishtim i madh që vëllai im Gjoni dhe unë të njoftojmë vdekjen e Nënës tonë.

Ajo ishte 79 vjeç dhe kaloi e rrethuar paqësisht nga familja dhe miqtë, pasi duroi një sëmundje të gjatë.” Ne kërkojmë që privatësia e familjes sonë të respektohet përderisa ne jemi të shqetësuar për humbjen."

Image

 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat