Emmy Awards 2020/ Shpallen nominimet, kryeson seriali “Watchmen”

Mediale Vip

Emmy Awards 2020/ Shpallen nominimet, kryeson seriali “Watchmen”

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 18:49
Emmy Awards

Shpallen nominimet për çmimet Emmy për vitin 2020. Lista kryesohet nga seriali “Watchmen”, i cili eksploron të kaluarën raciste të SHBA-së dhe duket se ka një shans të mirë për të fituar çmimin Emmy, ekuivalentin e Oskareve për televizionin amerikan. Këtë vit spikasin nominimet e shumta nga radhët e aktorëve me ngjyrë.

Publikohen nominimet për edicionin e 72-të Çmimeve Emmy, dhe filmat e Netflix kanë mbizotëruar listën e nominimeve me plot 160 të tilla. Seriali “Watchmen” i stacionit HBO, i cili eksploron të kaluarën raciste të SHBA-së dhe brutalitetin e policisë, dominoi qartë zgjedhjen e Emmy Awards 2020, me 26 nominime në total. Superheronjtë e errët dhe të torturuar të “Watchmen” pasohen nga komedia “The Fabulous Mrs Maisel” (20 nominime), thrilleri “Ozark” (18) dhe komedia “Succession” (18).

Me 15 nominime “The Mandalorian”, seria e parë me pamje reale kushtuar universit të Star Wars, kompleton Top listën prej pesë çmimesh nga këto nominime, të zbuluara gjatë një ceremonie të shkurtër, tërësisht virtuale, për shkak të pandemisë COVID-19.

I mbështetur mbi një seri librash komikë të krijuar në vitet 1980 nga Briton Alan Moore, “Watchmen” duket se ka një shans të mirë për të fituar çmimin Emmy, ekuivalentin e Oskareve për televizionin amerikan, në kategorinë miniseri, ku ai do të përballet me “Little Fires Everywhere”, “Mrs America”, “Unbelievable” dhe “Unorthodox.”

Në një kohë kur në Hollywood mbizotëron debati mbi diversitetin nominime të shumta shkuan për aktorët me ngjyrë, si Ramy Youssef , Kerry Washington, Don Cheadle, Regina King etj. Ndërsa ish-ylli i “Friends” Jennifer Aniston mori nominimin e parë Emmy në një rol dramatik për performancën e saj në dramën televizive “The Morning Show”.

Çmimet Emmy do të shpallen në një ceremoni në 20 shtator, megjithëse nuk është përcaktuar ende nëse eventi do të zhvillohet live ose para një audiencë për shkak të pandemisë koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat