Bëri deklaratën për Covid në profilin e saj, Instragrami detyrohet t`i heqë Madonnës postimin!

Mediale Vip

Bëri deklaratën për Covid në profilin e saj, Instragrami detyrohet t`i heqë Madonnës postimin!

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 20:16
Madonna

Në këto kohë të vështira për mbarë botën, njerëzit “janë gjithë syve e veshë”, kur vjen fjala tek informacionet për Covid 19. Dhe çdo e dhënë që shihet si dezinformim, konsiderohet e “rrezikshme”.

Me sa duket, në këtë kategori ka hyrë dhe një postim i Madonnës në Instagram përderisa platforma sociale vendosi të ndërhynte vetë dhe t`ia fshinte!

Por çfarë thoshte ylli i popit aty? Madonna shkruante në krah të videos së postuar se “antivirusi ndaj ‘Covid 19’ ishte gjetur, por gjithçka është një lojë për t’u fuqizuar të pasurit dhe për të dëmtuar shtresat shtresa në nevojë”. Komenti tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve të këngëtares, që vërshuan në diskutime online!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat