Pamje: Ky drejtor në komunën e Mitrovicës bën dasëm me ceremoni, pavarësisht pandemisë - Bota Sot
Pamje: Ky drejtor në komunën e Mitrovicës bën dasëm me ceremoni, pavarësisht pandemisë

Mediale Vip

Pamje: Ky drejtor në komunën e Mitrovicës bën dasëm me ceremoni, pavarësisht pandemisë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 07:46
Pamje nga dasma

Mbrëmë në Hotelin Lux në Mitrovicë, nikoqir ishte një zyrtar i lartë i Komunës së Mitrovicës. Drejtori Naser Muja ka martuar djalin A. Muja, për të cilin ka organizuar edhe ceremoni.

Media ka marrë vesh nga burime brenda Policisë se një dasëm në këtë hotel është ndërprerë, pasi nuk lejohet me ligj.

“Zyrtarë policorë me të marrë informacionin, kanë dalë në terren bashkë me inspektoratin. Dasma është ndërprerë, ndërkaq nuk ka pasur të arrestuar”, kanë thënë nga Policia.

Gazeta ka provuar të flas edhe me drejtorin në fjalë, Naser Mujën, mirëpo ai nuk është përgjigjur në telefonatë e nuk ka kthyer as përgjigje me SMS.

Sidoqoftë, se ka pasur organizim natën e mbrëmshme, e konfirmojnë edhe reagimet e stafit. Përveç shefes S.F, edhe menaxheri i hotelit ka thënë se ajo “ishte darkë familjare” dhe sipas tyre “jo dasëm”.

Mirëpo, media ka siguruar pamje nga organizimi që nuk duket thjesht “darkë”. Ai organizim, në fakt, ishte dasëm pasi shihet çifti dhe mysafirët, ani pse është e ndaluar me ligj.

Duhet theksuar se, sipas vendimit të Qeverisë, ndalohen dasmat brenda dhe jashtë si dhe tubimet me mbi 5 persona.

Ndryshe, në Mitrovicë po vazhdojnë të mbahen dasmat edhe pse nuk lejohet. Inspektorati, sipas informacioneve, ka shqiptatuar edhe gjoba, për të cilat do të raportohet ndërkohë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat