Tayna së shpejti pjesë e kinematografisë?

Mediale Vip

Tayna së shpejti pjesë e kinematografisë?

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 08:20
Tayna

Tayna ka lënë shumë pikëpyetje me postimin e fundit.

Tayna është një ndër emrat më të kërkuar aktualisht në tregun shqiptar dhe njëherësh shumë e suksesshme.

Këngëtarja aktualisht është duke punuar rreth projekteve të reja muzikore, ndërsa aktualisht po shijon suksesin e këngës “Bass”.

Mbrëmë vonë, rep-artistja publikoi një video të shkëputur nga seriali i famshëm “Pasionet e fshehta” dhe paralajmëroi një befasi për fansat.

“Kujt i kujtohet ky serial?  E kam një surprizë për ju”, ka shkruar Tayna në postimin që e bëri në InstaStory.

Me këtë, ajo shtoi dyshimet se bëhet fjalë për angazhim edhe në kinematografi në ndonjë rol, por nuk dha asnjë detaj.

Më pastaj, ajo postoi një video të realizuar në banjo, ndërsa sipër saj shkroi “Norma”, që ishte njëra nga aktoret e serialit që e përmendi.

Se për çfarë është fjala, mbetet të kuptohet ditëve në vijim.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat