Teuta Krasniqi: Kafshët nuk duhet me u rrjep për me mbush barkun e njeriut

Mediale Vip

Teuta Krasniqi: Kafshët nuk duhet me u rrjep për me mbush barkun e njeriut

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 22:10
Teuta Krasniqi

Aktorja tash e një kohë ka treguar se është vegane.

Teuta Krasniqi prej kohësh ka ndryshuar mënyrën e të ushqyerit, ngase nuk i konsumon mishin dhe produktet e tjera që përfitohen nga kafshët.

Madje, njësoj sikurse ajo veprojnë edhe vajzat e aktores, të cilat sipas saj e dinë që kafshët nuk janë ushqim.

Përmes një postimi, Teuta tha se nuk duhet të rrjepet kafsha për me e mbush barkun e njeriut me ushqim.

“Fëmijët e dijnë më së miri, që kafshët nuk janë ushqim, por ne pastaj të rriturit u’a shpërlajmë trurin me “rregulla” komplet banale dhe të pakapshme me arsyetimin se “kështu duhet”… jo jo nuk duhet me u rjep kafsha e shkretë per me mbush barkun njeriu sepse sot nuk na varet mbijetesa nga ngrënia e kafshëve. Përvec kësaj, vec e e helmoni veten përmes mishit. Dmth dy te kqija me nje vend”, ka shkruar ajo.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat