Lady Gaga thotë se ka probleme mendore

Mediale Vip

Lady Gaga thotë se ka probleme mendore

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 17:32
Lady Gaga

Këngëtarja Lady Gaga, emri i vërtetë Stefani Germanotta, zbuloi se po merr ilaçe anti-psikotike sepse nuk mund të kontrollojë gjithmonë atë që bën truri i saj, shkruan DailyMail.

Në një intervistë me Zane Lowe në stacionin radiofonik të Apple Music Beats 1, Lady Gaga, 34 vjeçe, tha që ajo e ka parë të dobishme të përdor olanzapinë – një ilaç që përdoret për trajtimin e skizofrenisë dhe problemeve bipolare.

“E kam shkruar një këngë në Chromatica, quhet 911, dhe bëhet fjalë për anti-psikotikën dhe gjërave që unë nuk mund të kem kontroll në to dhe më duhet që shpeshherë të meditojë”, ka thënë ajo.

Ajo shtoi: “Unë e di se kam probleme mendore dhe e di që ato ndonjëherë mund të më bëjnë jo-funksionuese si një njeri”.

Lady Gaga më parë tha se ajo vazhdoi mjekimin pasi u dhunua në mënyrë të përsëritur në moshën 19 vjeçe, duke e lënë atë me PTSD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat