​Silvio Berlusconi kapet me një të dashur të re, kjo nuk mbaron me kaq - Bota Sot
​Silvio Berlusconi kapet me një të dashur të re, kjo nuk mbaron me kaq

Mediale Vip

​Silvio Berlusconi kapet me një të dashur të re, kjo nuk mbaron me kaq

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:01
​Silvio Berlusconi kapet me një të dashur të re, kjo nuk mbaron me kaq

Thashethemet kanë qarkulluar prej disa muajsh që ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka një të dashur të re.

Tani konfirmimi zyrtar ka mbërritur, pasi magnati i famshëm italian u filmua nga paparacët duke mbajtur për dore një vajzë me flokë bionde në Sardenjën me diell.

Berlusconi ka një vendbanim veror në Kosta Smeralda, kështu që paparacitë shpesh e mbulojnë atë pjesë me shpresë për ta filmuar, raporton Vanity Fair.

E reja e zgjedhur nga zemra e tij është Marta Fascina, një kolege nga partia Forza e Italisë.

Ata të dy janë adhurues të pasionuar të Milan. Ata e kanë njohur njëri-tjetrin që nga koha kur Marta punonte për një klub të famshëm italian. Berlusconi ishte president i Milanit në atë kohë.

Ekipi i tij njoftoi se Berlusconi kishte shkëputur lidhjet me Francesco Pascale, 35- vjeçare, pas 10 vjet qëndrimi së bashku.

Thuhet se Berlusconi me dashje u siguroi mediave fototë nga Sardenja, pasi ai dëshironte të hakmerrej ndaj ish-partneres së tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat