Këngëtarja Edita Aradinoviq hapur foli për prejardhjen: E pranoj, unë jam shqiptare

Mediale Vip

Këngëtarja Edita Aradinoviq hapur foli për prejardhjen: E pranoj, unë jam shqiptare

Nga: F. B. Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:47
Edita Aradinoviq

Këngëtarja e njohur në Serbi, Edita Aradinoviq (27 vjeç) ka folur për prejardhjen e saj dhe ka zbuluar se është shqiptare! Këngëtarja këtë e pranoj në rrjetin social Instagram duke u përgjigjur në pyetjet e fansave të saj, ka njoftuar “Informer”, transmeton “Bota Sot”.

“A je me prejardhje shqiptare” ka pyetur një përcjellës, ndërsa ajo është përgjigjur shkurt dhe qartë : “PO”.

Edita është motër nga lindja me folk-këngëtaren e njohur Indira Indi Aradinoviq dhe ka sqaruar deri në fund prejardhjen e saj.

“Gjuha ime amtare është shqip, babi im është nga Medvegja, ndërsa gjyshja nga Banja e Siarinës. Kur flasim për anën e nënës, gjyshi im është nga Suhareka” ka thënë ish-“ministrja” dhe shtoi se:

“Prejardhjen e kam të përzier, por unë jam e lindur edhe e rritur në Beograd”.

Këngëtarja në njërën nga hitet e saj më të njohur “Soba” ka përshkruar fëmijërinë për të cilën u shpreh se nuk ishte aspak e lehtë, posaçërisht për shkak të ndarjes së prindërve.

“Pak njerëz e dinë se unë edhe Indira kemi pasur fëmijëri të vështirë dhe bartim plagë. Në këngë bëhet fjalë për rritjen time edhe personalitetin e babit tim” ka treguar Edita.

Edita është një nga këngëtaret e rralla që është e mahnitur me këngëtarin shqiptar Flori Mumajesi, që sikurse Dua Lipa, e Rira Ora kohë më parë ka publikuar hartën e e “Shqipërisë së Madhe” .

Këngëtarja Aradinoviq ka pëlqyer shumë nga fotot e publikuara nga ai në Instagram por jo edhe foton me hartën e projektit për “Shqipëri të Madhe”.

Bëhet fjalë për muzikantin e njohur të lindur në Tiranë që shpesh paraqitet edhe në Kosovë dhe personi i vetëm nga këtu që pëlqen është Edita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat