Pas testit për koronavirus, aktori turk me prejardhje shqiptare shkon sërish në spital

Mediale Vip

Pas testit për koronavirus, aktori turk me prejardhje shqiptare shkon sërish në spital

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 15:33
Kivanç Tatlitug

Aktori shumë i njohur turk me prejardhje shqiptare, Kivanç Tatlitug muajin e kaluar u shtrua në spital pas një gjendje aspak të mirë shëndetësore, që u dyshua për koronavirus.

Aktori iu nënshtrua testit dhe për fat të mirë doli negativ.

Megjithatë ai njoftoi përmes rrjeteve sociale se ishte diagnsotikuar me pneumoni në mushkëri.

Për këtë arsye, aktorit i duhet të bëjë shpesh kontrolle dhe së fundmi ai është parë sërish në spital.

Kivanç ka shkuar dje në një spital privat në Bodrum.

Në media u tha se aktori ka kryer testin e dytë për Covid-19, por më pas është mësuar se ai ka kryer thjesht një kontroll rutinë.

Mesa duket nga kontrolli gjithçka është në rregull me shëndetin e aktorit, pasi ai ka vazhduar më pas pushimet me bashkëshorten e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat