Vajza e Remzie Osmanit merr propozim për martesë në ditën e lindjes

Mediale Vip

Vajza e Remzie Osmanit merr propozim për martesë në ditën e lindjes

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 22:09
Familja e Remzie Osmanit

Ditën e sotme, vajza e këngëtares Remzie Osmani, Riola feston ditëlindjen.

Urimi në mesnatë nga këngëtarja ishte i ndjerë, por pjesa më e bukur ka pasuar më vonë.

Në perëndim të ditës së lindjes, Riola ka marrë propozimin më të bukur nga i dashuri i saj, me të cilin është në lidhje prej afro dy vitesh.

Gjithçka ka qenë surprizë buzë detit në një event të menduar deri në detaje që pa dyshim se ka qenë dhurata më e bukur për Riolën.

Për t’u ndalur pak te i dashuri i saj, ai quhet Besjan dhe me profesion është arkitekt.

Të trashëgohen! 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat