Një tjetër Vanessa i rrëmben zemrën Zac Efron, kush është e dashura e re e aktorit

Mediale Vip

Një tjetër Vanessa i rrëmben zemrën Zac Efron, kush është e dashura e re e aktorit

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 22:08
Zac Efron, Vanessa Valladares

Zac Efron ka konfirmuar marrëdhënin e tij me Vanessa Valladares. Pas disa muajsh spekulimesh se po shijojnë një romancë dashurie, çifti u fotografuan të kapur dorë për dore për herë të parë ndërsa vizituan një qendër restorantesh në Byron Bay.

32 vjeçari thuhet se u njoh me 25-vjeçaren në muajin qershor, kur ajo punonte në Byron Bay General Store & Cafe.

“Zac u takua me Vanessën në fillim të verës. Ata filluan të dilnin në korrik dhe së fundmi ndërmorën një udhëtim së bashku.”, tha një burim për People.

Kujtojmë që aktori hollivudian ka qenë në një lidhje për shumë vite me ish-kolegen Vanessa Hudgens. Ata u takuan gjatë audicioneve për “High School Musical”. Dyshja nisi lidhjen në vitin 2005, por vetëm një vit më vonë ata e bënë publike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat