Kapet detaji! Kush është vajza misterioze që po shoqëron Butrintin në Paris?

Mediale Vip

Kapet detaji! Kush është vajza misterioze që po shoqëron Butrintin në Paris?

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 10:06
Butrint Imeri

Butrint Imeri është jo vetëm një nga këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare, por është gjithashtu edhe një nga çunat më të bukur të showbizit.

Rrjedhimisht 24-vjeçari është shumë i pëlqyer nga gocat dhe tepër i komentuar.

Megjithatë, ai nuk na ka konfirmuar vetë asnjëherë ndonjë lidhje duke na vendosur shpesh në dyshime sapo shihet në shoqërinë e ndonjë vajze.

Padyshim, romanca për të cilën është komentuar më gjatë dhe vijon ende të komentohet është ajo me moderatoren Kiara Tito, ndonëse vetë e kanë mohur gjithnjë diçka të tillë.

Së fundmi, artisti ndodhet në Paris, prej nga ku ka ndarë disa video me fansat e tij, por vëmendjen e mori videoja e fundit.

Ai shfaqet në makinë, por detajistët vunë re në hijen e krijuar në xhamat e makinës se videon po e regjistron një vajzë.

Padyshim nuk mund të themi dot se kush, por pyetjet janë të shumta: Kush është vajza? Pse kanë shkuar në Paris? Shokë apo më shumë? Prej sa kohësh?

Duke qenë se Butrinti vetë nuk na sqaron shumë rreth këtyre punëve, duhet të presim ndonjë detaji tjetër.

Nga ana tjetër, kujtojmë se të dielën publikohet kënga e re e Butrintit në bashkëpunim me Nora Istrefin e titulluar “Dy zemra”.

Më herët këtë verë, Butrint Imeri solli “Si përpara” një këngë verore tepër e bukur dhe mbi të gjitha këngëtari shfaqej bjond.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat