Bieta Sulo shtatzënë? Mjaftoi një tullumbac dhe një ëndërr për të na treguar të vërtetën

Mediale Vip

Bieta Sulo shtatzënë? Mjaftoi një tullumbac dhe një ëndërr për të na treguar të vërtetën

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:02
Bieta Sulo

Mbrëmjen e djeshme, Bieta Suloi postoi një foto ku shfaqej me një tullumbac rozë dhe asnjë sqarim tjetër. Kaq mjaftoi që ndjekësit të mendojnë menjëherë se ajo shtatzënë dhe në pritje të një vajze (nisur nga ngjyra rozë e tullumbacit) dhe urimet në komente janë të shumta.

E vërteta në këtë mes është që dëshira e saj për një fëmijë të dytë qëndron, por ky nuk është rasti. E gjithë zhurma që u bë solli që mëngjesi i sotëm të niste me një tjetër foto nga Bieta, që sqaroi gjithçka:

“Mirëmëngjes me një foto pa tullumbac, se ky na i ngatërroi të gjitha. E vetmja lidhje që mund t’i gjej hamendësimeve është se pres me ditë të bëhem për herë të parë teze e një vajze, por e vërteta e fotos është më e thjeshtë: ai tullumbac më gjendej në shtëpi dhe më shkonte me fustanin. Gjithsesi ëndrra të bukura pata me idenë e një fëmije të dytë që do doja ta kem vajzë, edhe pse parashikoj që do ta kem djalë.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat