Rita Ora na kujton sa shumë kanë ndryshuar standardet e bukurisë në 8 vite

Mediale Vip

Rita Ora na kujton sa shumë kanë ndryshuar standardet e bukurisë në 8 vite

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:49
Rita Ora

Ne nuk e kuptojmë se sa shpejt kalon koha e sa shpejt përparon gjithçka. Brenda një viti ne njihemi me stile të reja, me një modë tjetër dhe kështu në një periudhe të shkurtër çdo gjë ndryshon.

Këtë gjë na e ka vërtetuar dhe rikujtuar Rita Ora, përmes dy fotografive të saj njëra e shkrepur 8 vite më parë dhe tjetra së fundmi. Edhe pse artistja nuk ka ndryshuar asgjë në pamjen e saj me ndonjë ndërhyrje estetike përgjatë kkëtyre viteve, duket sikur në të dyja fotot janë dy vajza të ndryshme.

Në vitin 2012-të Rita i stilonte flokët ndryshe, ndërsa sot duken më me volum, të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Por fotot e këngëtares na dëshmuan dhe njëherë se fuqia e grimit është e jashtëzakonshme dhe këtë e ka pranuar vetë Rita.

“Floku 2020 Vs 2012 dhe ështe qartë se atëherë nuk ja kisha idenë për konturin”, shkruan këngëtarja përkrah fotove me shaka.

Duhet ta pranojmë se me koën standardet e bukurisë kanë ndryshuar shumë, për mirë apo për keq nuk mund ta themi, por e ardhmja do e tregojë këtë gjë nëse Rita do të bëjë sërish të tilla krahasime me fotot e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

2020 Vs 2012 Hair and clearly had no idea about contour ? happy Friday!

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat