Po i vie fundi martesës të Kim Kardashian dhe Kanye West

Mediale Vip

Po i vie fundi martesës të Kim Kardashian dhe Kanye West

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 14:16
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian është e gatshme që të divorcohet nga reperi amerikan, Kanye West.

Çifti i njohur thuhet se është duke kaluar në probleme të shumta muajve të fundit, përfshirë edhe sjelljet e çuditshme të reperit, shkruan Mirror.

Në kampanjën e tij të mbajtur në South Carolina, Kanye ka treguar një histori tejet personale, ku tregonte se si kishin dashur të abortonin vajzën, që tashmë është tetë vjeçare.

Pas kësaj, Kim ishte munduar të shpëtonte martesën, ndërsa edhe kishte organizuar pushime të ndryshme me familjen.

Një burim për Page Six ka treguar se martesës së tyre i ka ardhur fundi, pasi kupa deri tash është mbushur.

“Planit për divorc i ka ardhur koha, ajo ka qenë duke pritur për episodin e tij të fundit”, raporton Page Six.

Të martuar që nga viti 2012, çifti ndajnë së bashku katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Kanye thuhet se është duke vuajtur nga çrregullimi bipolar, pasi edhe në një postim të fundit në rrjetin social Twitter ka ‘shokuar’ fansat.

Ai i dërgonte mesazh vajzës së tij, teksa e njoftonte se është duke shkuar në luftë dhe mund të vritet, postim ky të cilin më pas e ka fshirë.

Por, kjo nuk është hera e parë që reperi ka bërë veprime të tilla, pasi më parë e akuzonte Kim për tradhti me reperin Meek Mill.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat