Arilena tregon momentin e dhimbshëm me të atin para se të vdiste: Telefonata e fundit…

Mediale Vip

Arilena tregon momentin e dhimbshëm me të atin para se të vdiste: Telefonata e fundit…

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 18:14
Arilena Ara dhe Ardit Gjebrea

Arilena Ara është bërë pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” në E Diela Shqiptare në Tv Klan. Në një intervistë me Arditin, ajo ka treguar momentin më të vështirë që ka kaluar në jetë. Bëhet fjalë për ikjen nga jeta e babait të saj, telefonata e fundit që ai ka bërë me Adi Hilën dhe pjesëmarrja e saj në X Factor.

Ardit Gjebrea: A ka ndonjë moment që ti ke qenë e shkatërruar, një moment të trishtuar, një moment në të cilin ty të është dashur të aktrosh dhe të dalësh në skenë, apo në një intervistë, sepse kjo është jeta e artistit?

Arilena Ara: Sigurisht, ka patur shumë momente. Të gjithë i kemi ato momente që nuk jemi mirë nga ana shëndetësore etj etj. Por një moment që ka lënë shenjë në jetën time për vetë faktin që pas atij moment ndryshoi komplet jeta ime, është gjatë kohës kur babi ende jetonte dhe ishte i sëmurë, ishte në ditët e tij që do të thoshte mirupafshim domethënë.

Mori një telefonatë nga Adi Hila, duke qenë se unë isha edhe pjesë e Gjeniut dhe kishin kaluar një vit e gjysmë, ai e telefonoi dhe i tha se do bëjë X Factor dhe Arilena duhet të jetë pjesë e audicioneve. Dëshira e madhe e babit pavarësisht se e dinte ikjen e tij, e dinte që nuk do më ndiqte dot, ishte që goca do jetë patjetër në X factor dhe do ta çoj deri në fund këtë gjë edhe pse nuk do jem unë fizikisht për të.

E mbaj mend atë telefonatë dhe ishte shumë e vështirë nga ana e tij të bënte atë telefonatë. Unë isha shumë e emocionuar, babi ka qenë një njeri që fliste shumë dhe nga lodhja e tij fizike nuk e bënte dot ashtu siç donte, megjithatë ajo ishte telefonata e fundit që ka bërë dhe ka marrë dhe unë pas atij momenti më është dashur të iki në audicionet e X Factor. Ndërkohë që e gjithë familja ime mbante zi për babin pas ikjes së tij, unë u vesha me të bardha dhe ika në audicionin e parë. E qeshur e lumtur, duke mos e ndarë me askënd këtë histori padiskutim dhe mund të them që aty ndryshoi jeta ime. Babi me dha bekimin më të madh. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat