Konfirmohet koha e udhëtimit të Tom Cruise në hapësirë për xhirimin e filmit të ri

Mediale Vip

Konfirmohet koha e udhëtimit të Tom Cruise në hapësirë për xhirimin e filmit të ri

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:01
Tom Cruise

Tom Cruise do të ndërmarrë rrezik të madh në filmin e ri.

Është konfirmuar se aktori do të niset për në hapësirë në tetor të vitit 2021, shkruan DailyMail.

Tom Cruise njihet si aktor që ndërmerr shumë rreziqe në filmat në të cilët aktron, kësaj here ai ka vendosur se do të vizitoj hapësirën në bashkëpunim me NASA.

Piloti në udhëtim do të jetë veterani i NASA-s dhe Space Shuttle Michael Lopez Alegria, kurse ende ka mbetur një vend bosh për një mysafir, në Crew Dragon.

Në fillim të këtij viti, ishte njoftuar se Tom Cruise dhe Liman ishin bërë bashkë me themeluesin e SpaceX Elon Musk dhe NASA për të xhiruar një film në bordin e ISS.

Në vitin 2016, aktori theu kyçin e këmbës ndërsa po kryente një kërcim nga çatia, në Londër.

Ai gjithashtu u var në anën e një aeroplani ndërsa avioni u nis për në një skenë të “Mission Impossible”.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat